Fare qartë mund të themi se Kina është në momentet e fundit për të fituar luftën kundër virusit vdekjeprurës Covid 19. Autoritetet shëndetësore raportojnë se në 24 orët e fundit në Kinë janë regjistruar 15 raste të reja me koronavirus dhe 11 persona kanë humbur jetën.
Sipas të dhënave 8 të prekur të rinj u raportuan në Wuhan ndërsa 6 të tjerë kanë ardhur nga jashtë.
Komisioni Kombëtar i Shëndetit bën me dije se numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 80 793 ndërsa i viktimave 3169.
Ndërkohë që shifrat në Kinë janë premtuese një ekip prej 5 mjekësh kinezë do të niset drejt Italisë për të ofruar asistencën e tyre duke qenë se momentalisht në vendin fqinj situata nga koronavirusi është ndër më të rëndat.
Marrëveshja për të dërguar ekipin e ekspertëve është arritur pas një bisede telefonike mes ministrit të Jashtëm, Di Maio me homologun Wang Yi.
Diskutime rreth kësaj post