Avokati Spartak Ngjela thotë se kryeministri Edi Rama rrezikohet nga vettingu njëlloj siç rrezikohen edhe tre ish-kryeministrat e Shqipërisë. Ai zbuloi këshillën që i ka dhënë kryeministrit Rama në kohën kur marrëdhënia e tij ishte ende e mirë me të.
“Çfarë interesi kanë të huajt të godasin një gjyqtar që ka pronën e ligjshme? Asnjë! Rama rrezikohet njëlloj si tre kryeministrat e tjerë. Ka një gjë: Rama e mori përsipër, dy kryeministra u rrëzuan se nuk merrnin përsipër reformën në drejtësi.
Unë ja kam thënë Ramës: Ki mendjen i thashë, do vish në pushtet, por do bësh reformën në drejtësi. Ky e pranoi, e dëshiron se dëshiron kjo është çështje tjetër. Problemi është që mazhoranca nuk tërhiqet dot, sepse mazhoranca e ka provuar njëherë se çdo të thotë të jesh kundër Amerikës. Rama nuk ka jetë pa mazhorancën socialiste”, shtoi Ngjela në Euronews Albania.
Diskutime rreth kësaj post