Ish-deputeti Gazmend Oketa u shpreh se përditë po dalin skandale dhe se hetimet e dosjeve të vjedhjes së zgjedhjeve nuk duhet të mbyllen, pasi kanë dalë ministra në përgjime.
Sipas tij kur Rama të mos jetë më në pushtet do të kemi një mal me borxhe.
“Këtu përditë do dalin skandale. Presin se deri ku do të shkojnë hetimet për dosjet zgjedhore. Do të ishte qesharake nëse këto hetime do të mbylleshin vetëm me këto komisionerët që kanë votuar në emër të babës, kur në përgjime të dalin ministra e flasin për tërmet. Në Dibër del një personazh anonim që i thotë kryeministrit, isha te Babëloku.
Ke kreun e bashkisë Lezhë që kërcënonte arsimtarët që nëse nuk votonin PS-në do t’i hiqte nga puna. Nëse kjo bëhet për 4 komisionerë, dy prej të cilëve kanë vdekur, kjo do të ishte një tallje për shqiptarët dhe reformën në drejtësi. Duhet të kemi parasysh që kur Rama të mos jetë më, do të kemi një mal me borxhe. Të ardhurat e qeverisë së re, një pjesë e konsiderueshme, do të shkojnë për borxhet që do të lërë Rama”, tha Oketa për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post