Ditën e sotme aktorja Olta Gixhari ka publikuar një foto shumë të ëmbël, ku na ka zbuluar se ndodhet në muajin e 8 të shtatzënisë dhe tashmë pritjes së ëmbë po i vjen fundi.
“#32ëeekspregnant dhe keto jane pushimet tona te fundit cift????❤️???? per pak jave kryevepra jone do te na ndryshoj jeten, dhe ne mezi po e presim”, ka shkuar Olta krahas fotos.
Ndryshimet në trupin e aktores janë tashmë mëse të dukshme dhe barku i saj vazhdon të rritet dita-ditës.
Këto ditë, Olta ka shijuar pushimet në plazhet e Spanjës dhe në Instagram nuk kanë munguar fotot nga vendet e bukura.
Aktorja ka rrëfyer më herët se po e shijon në maksimum shtatzëninë dhe ndihet e bekuar me dhuratën më të çmuar që i ka dhënë Zoti.
Megjithëse flet shpesh për shtatzëninë dhe përgatitjet e shumta, Olta ende nuk ka ndërmend ta zbulojë gjininë e bebushit dhe duket se do të na lërë kuriozë edhe për disa kohë.
Diskutime rreth kësaj post