Kjo vajzë nga Kandaja me të vërtetë që është me fat.
Adoleshentja Charlie Lagarde ka fituar ‘jackpot’-in me biletën e parë që bleu në jetën e saj.
Ajo fitoi çmimin e Lotarisë Kanadeze në 18 vjetorin e lindjes.
Charlie bleu një biletë dhe një shampanjë për të festuar ditëlindjen, por nuk ia kishte marrë mendja se do të ishte një fituese e 1 milionë dollarë kanadeze.
18-vjeçarja mund të zgjidhte, ose të pranonte shumën marramendëse të një milion dollarëve kanadezë (780 mijë dollarë, 550 mijë paund), ose të fitonte 1.000 dollarë në javë për të gjithë jetën.
Charlie, pasi doli me një konsulent financiar, zgjodhi këtë të dytën.
Lagard tha se do të përdorte paratë për udhëtime dhe edukim.
“Dua të studoj për fotografi. Një nga ëndërrat e mia është të punoj për National Geography,”-tha ajo…
Diskutime rreth kësaj post