Deputeti Myslim Murrizi, i ftuar në emisioni ‘Arena’ tha se kryeministri Edi Rama dhe lideri i opozitës Lulzim Basha e njohin dhe e kuptojnë mirë njëri-tjetrin.
Sipas tij, që të dy i tremben drejtësisë, ndërsa shtoi se janë subjekt i SPAK.
“Këta i tremben drejtësisë, shkaku i vërtetë i lloj lloj makinacioni, dhe merren vesh se qeshin, iu shkon buza vesh më vesh me njëri-tjetrin në distancë, iu them unë si qen shpeze. Këta e nuhasin njëri-tjetrin se qysh kja do terezia, dhe halli i vërtetë është që të gjithë ata që shqiptarët e dinë, dhe ndërkombëtarët, janë subjekt i SPAK-ut, mirëpo pa imunet dalin në rrugë këta.” – tha deputeti.
Diskutime rreth kësaj post