Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka rikonfirmuar se Këshilli Kombëtar do të mblidhet ditën e sotme në orën 15.00.
Në deklaratën e tij, Basha shprehet se PD nuk do të mbahet peng nga askush, dhe as nga Berisha që sipas tij është duke rrezikuar të ardhmen e demokratëve për “interesin e tij personal.”
Kryedemokrati shprehet po ashtu se askush nuk do të ketë shansin që të shantazhojw demokratët në shtëpinë e tyre ndërsa thekson se beteja kundër kryeministrit Edi Rama do të vijojë.
Lulzim Basha:
“Te nderuar anetare te Keshillit Kombetar! Sot Keshilli Kombetar mblidhet ne ora 15:00 per te marre vendime te rendesishme per te ardhmen e Partise Demokratike. PD nuk do te mbahet peng dhe nuk do te terhiqet zvarre nga askush! As nga ai qe sot po rrezikon te ardhmen e demokrateve per interesin e tij personal, ne lufte te hapur me SHBA. Askush, perfshire Sali Berishen, nuk do te kete shansin te kercenoje demokratet ne shtepine e tyre. PD qe u themelua si shtepia e lirise, nuk do te shndrrohet ne bunker per askend, as sot as kurre. Ne do vazhdojme te ҫliruar dhe te vendosur betejen tone kunder regjimit te Edi Rames per ta sjelle ne pushtet Partine Demokratike, qe eshte shpresa e vetme e shqiptareve per te ardhmen dhe per ndryshim!
Kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha”, shprehet ai,
Diskutime rreth kësaj post