• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

KESH blen 2.6 milionë euro energji, reshjet s’kanë dhënë ndikim në kaskadë

16 October, 2022
në Ekonomi, Kryesore
0
57
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga: Erblina Mile

Korporata Elektro-energjitke Shqiptare blen 2.6 mln euro energji elektrike per fundjavën, ku sipas të dhënave të KESH në bazë të procedurës rezulton se energjia është blerë me një çmim mesatar prej 272.78 euro.

Pavarësisht se është zhvillluar një proçedurë për të siguruar energji për të gjithë muajin tetor duket se ajo nuk ka mjaftuar për të plotësuar nevojën për konsum.

Prodhimi vendas nuk ka mjaftuar për të plotësuar furnizmin me energji të vendit.

Në një kohë që edhe rezerva ujore në kaskadën e Drinit mbetet shumë e ulët pavarësisht reshjeve të shiut.

Të dhënat e para disa ditëve të KESH tregojnë se në basenin e lumit Drin kanë rënë reshje shiu me intensitet të ulët, mesatarisht rreth 18 mm dhe nuk kanë pasur ndikim në prurje të cilat janë me tendencë në ulje.

Përkatësisht në Fierzë prurjet janë 65 m3/s ,në Koman 60 m3/s dhe në Vaun e Dejës 10 m3/s.

Qeveria shtyu me një muaj futjen në fuqi të fashës për muajin tetor me argumentin se pati një përmirësim të rezervave ujore në kaskadë si dhe u ul konsumi.

ERE në vendimin e fundit miratoi shtyrjen e aplikimit të fashës duke e lënë atë në fuqi për periudhën 1 nëntor deri në 31 dhjetor.

Treguesit e deritanishëm të kaskadës duket se do të detyrojnë qeverinë që të nisë zbatimin e vendosjes së fashës në bazë të cilës energjia do të shtrenjohet me gati 4-fish.

Në bursa prej disa javësh çmimi i energjisë elektrike ka qëndruar i stabilizuar dhe është shitur me 200-300 euro.

Por sipas ekspertëve në muajt në vijim kur ulja e temperaturave do të jetë më e theksuar dhe kërkesa për energji më e madhe energjia do të shtrenjtohet përsëri.

Ndërkohë që sipas parashikimeve meteorologjike javën e ardhshme nuk parashikohen reshje në vend, çka do të përkeqësojë edhe më tepër rezervat ujore në liqenin e Fierzës./Abc

Paraardhëse

Provokimi i Ben Blushit: Pse të mos e zhvendosim Kullën e Sahatit në qendër të sheshit “Skënderbej”?

Pasardhëse

Çelsi nuk ndalet, “Blutë” mundin në transfertë dhe Aston Vilën. Vetëm pak minuta për Brojën

Pasardhëse

Çelsi nuk ndalet, “Blutë” mundin në transfertë dhe Aston Vilën. Vetëm pak minuta për Brojën

Diskutime rreth kësaj post




Kosovë

Aleksandër Vuçiç: SHBA-të gënjyen, nuk ka prani të forcave serbë në kufi, Vjosa Osmani: Serbia po përgatitet për një akt tjetër

Nga lajme10
1 October, 2023
0

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, mohoi këtë të dielë raportet e publikuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës se Beogradi...

Aksident në Vlorë, makina humb kontrollin dhe del nga rruga

1 October, 2023

Albert Tafani tregon planin “djallëzor” të Laert Haxhiut për të vrarë Prokuroren e SPAK

1 October, 2023

Lulzim Basha: Të pasurit po bëhen më të pasur dhe të varfërit më të varfër

1 October, 2023

13-vjeçarja shqiptare shpallet kampione Europe në shah, kryeministri Rama: Urime kampione

1 October, 2023
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.