Tre kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës, Myslim Murrizi, Nimet Musai dhe Edmond Stojku do të takohen sot në orën 19:00 me Kryeministrin Edi Rama.
Sipas informacioneve mësohet se takimi do të zhvillohet në në Kuvend. Takimi vjen pas kërkesës së kryetarëve të grupeve të opozitës, të cilët kanë disa kërkesa për Reformën Zgjedhore.
Më herët kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat u shpreh se ishte gati për takim dhe do diskutonte me ta për të gjetur pikat e përbashkta dhe të arrinte një marrëveshje.
Tre deputetët e opozitës sot paradite kanë zhvilluar dhe një takim konsultativ me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, të cilit i kanë bërë të qarta kërkesat e tyre.
Diskutime rreth kësaj post