Deputeti Lefter Maliqi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Maliqi u shpreh se 39 deputetët e opozitës së re, do ndërmarrin një nismë ku do t’i kërkojnë mbështetje ndërkombëtarëve për të ndryshuar sistemin dhe për të vendosur listat e hapura.
“Ka qenë një ditë e lodhshme aktrimi parlamentar me Ministrin e Brendshëm, sidomos me Ministren e Arsimit dhe me aktrimin e pështirë të kryeministrit Rama. Do jetë një bisedë interesante. Para se të vija këtu pata një telefonatë nga zoti Murrizi dhe të tjerë deputetë të cilët kanë marrë një nismë dhe unë kam rënë dakord që ta firmosim.
39 deputetët e opozitës së re kërkojnë një takim me një përfaqësi të këtij grupi opozitar në parlament, për të kërkuar mbështetjen e ndërkombëtarëve për listat e hapura, sistemin danez. Njëkohësisht edhe për komisionet zonale dhe KZAZ të jenë të politizuara por edhe votimin e emigrantëve, megjithëse unë e shoh të pamundur”, – tha Maliqi për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post