• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Kerkoi arrestimin e Tahirit, Besim Hajdarmataj pa shtëpi, pa makinë dhe pa prona

1 March, 2018
në Politikë
0
216
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Vetingu, ka vënë nën “ethe”, njerëzit e drejtësisë, të cilët vijojnë të befasojnë me pasuritë e tyre.

Kostumet e shtrenjta, të cilat bien në sy kur dalin publikisht, nuk janë të deklaruara në formularin e deklarimit të pasurive. Për më tepër rezultojnë edhe të pastrehë.

Një rasti të tillë i përket edhe kreu i Prokurorisë për Krime të Rënda Besim Hajdarmataj, i cili rezulton pa shtëpi, pa makinë dhe pa prona.

Hajdarmataj, kryehetuesi që kalon nëpër duar dosjet e krimeve të rënda, dhe me ndjesi të lartë në publik, rezulton i varfër, madje më i varfër se Kryeprokurorja Arta Marku, e cila me kredi kishte blerë shtrydhëse frutash.

Në formularin e deklarimit të pasurisë të vitit 2016, të siguruar nga CNA.al, të vetmet të ardhurat, Hajdarmataj i ka nga paga si prokuror.

Hajdarmataj, ka deklaruar shtesë nga të ardhurat e pagës përfshirë CASH në shumën 500.000 lekë, gjendjen në llogarinë rrjedhëse 963.466.43 lekë si dhe të ardhurat e përfituara nga paga si Prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda në shumën 1.888.439.

Në prill të vitit 2016, Hajdarmatës i është bërë hetim pasuror në mënyrë të hollësishme nga ILDKPKI, pasi u kthye nga Amerika, ku shoqëroi ish-Kryeprokurorin Adriatik Llalla.

I varfëri i organit të akuzës, Besim Hajdarmataj është prokurori që ka firmosur kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit, për arrestimin e Saimir Tahirit.

Gjithashtu, Hajdarmataj ka firmosur edhe ngjarje të tjera të bujshme në krye Prokurorisë së Krimeve të Rënda, siç është rasti i pilotit italian, Guido Andrea Guidi, i cili u rrëzua me avionin e tij në zonën e Ishmit, i dyshuar se po kryente trafik droge.

Hajdarmataj ndër vite ka drejtuar institucionin e hetimit në qytete si Tropoja apo Kurbini. Ai ka qenë për një periudhë kohe dhe drejtues i prokurorisë në Durrës për të marrë para rreth dy vitesh drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda./CNA.al

Paraardhëse

Nusja braktis dhëndrin në altar, kur e sheh që është …

Pasardhëse

EMRI/ Arrestohet ish-prefekti i njohur, ja akuzat që rëndojnë mbi të

Pasardhëse

EMRI/ Arrestohet ish-prefekti i njohur, ja akuzat që rëndojnë mbi të

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

Nga lajme6
27 September, 2026
0

🇦🇹⚽🇽🇰 AUSTRI – KOSOVË Një përballje interesante po afron! Austria dhe Kosova do të matin forcat në një ndeshje ku...

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026

Xhuli publikon video nga spitali në Zvicër, teksa pret lindjen e binjakëve

27 September, 2026

LAJMI I FUNDIT: Një tërmet i fuqishem tronditi vendin

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.