Opozita parlamentare propozoi paraditen e sotme që pragu zgjedhor të shkojë në 2% nga 5% që ishte propozimi fillestar. Por për mazhorancën nevojitet një prag i lartë pasi garanton stabilitetin qeverisës. Kjo ishte të paktën ajo që theksoi relatori Alket Hyseni.
Çlirim Gjata, Sekretar për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike thotë se, e gjitha kjo është një estradë pasi opozita parlamentare po kërkon të vendosë prag që të mos hyjë vetë nesër në Parlament.
“Ata po propozojnë disa ndryshime kundër vetes, se kështu i bie. E gjitha kjo është një estradë. Problemi nuk është teknik, por është politik dhe për interesin e ngushtë të Edi Ramës”, u shpreh z. Gjata.
“Është i humbur dhe po përpiqet me të gjitha mënyrat se si të shpëtojë me veprime tipike putiniste. Autoritarët modernë nuk përdorin më internime apo burgosje por ndryshimet kushtetuese”, shtoi Sekretari Ligjor i PD.
Sipas Gjatës se, kreu i mazhorancës po bën çdo gjë me dirigjim për të tërhequr vëmendje nga situata e vështirë me COVID-19 dhe gjendja ekonomike, duke përmendur tentativën për ndryshimin e Kushtetutës apo kërkesa për lirimin e Zani Çaushit.
Diskutime rreth kësaj post