• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Kërkesa e “Listës Serbe” për “Trepçën” hidhet poshtë nga Kushtetuesja

31 October, 2016
në Kosovë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka refuzuar kërkesën e “Listës Serbe” për të shqyrtuar kushtetutshmërinë e ligjit për “Trepçën”, të miratuar disa javë më parë nga Kuvendi i Kosovës.

Në vendimin e gjykatës, të publikuar mesditën e kësaj të hëne, thuhet se ligji për “Trepçën” është kushtetues për nga përmbajtja dhe për nga procedurat e ndjekura për miratim në Kuvend.

“Si përfundim, gjykata gjen se parashtruesit e kërkesës nuk kanë dëshmuar pretendimin e tyre në baza kushtetuese dhe nuk kanë paraqitur prova, që tregojnë sesi dhe përse ligji i kontestuar për ‘Trepçën’ ka shkelur Kushtetutën, qoftë në procedurë, qoftë në përmbajtje. Gjykata gjen se kërkesa e parashtruesve është qartazi e pabazuar në Kushtetutë, në pajtim me nenin 113.5 të Kushtetutës, në pajtim me nenin 42 të ligjit dhe në pajtim me rregullin 36 (1) (d) dhe 36 (2) të Rregullores së punës. Prandaj, gjykata deklaron se ligji nr. 05/L-120 për  ‘Trepçën’ është në pajtueshmëri me Kushtetutën, që do të thotë se ai është kushtetues”, thuhet në aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ligji për “Trepçën” e kthen kompleksin në një shoqëri aksionare, ku qeveria ka në pronësi 80% të aksioneve. Beogradi, duke pretenduar ende pronësinë, kërkon futjen e “Trepçës” në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, të ndërmjetësuara nga BE. Për këtë shkak, që nga miratimi i këtij ligji në fillim të tetorit, përfaqësuesit e pakicave serbe kanë bojkotuar institucionet e Kosovës.

Paraardhëse

Opozita: Zgjedhjet janë të domosdoshme

Pasardhëse

Alarmi i ndotjes, “UNICEF”: 300 mln fëmijë jetojnë në zona të rrezikshme

Pasardhëse

Alarmi i ndotjes, “UNICEF”: 300 mln fëmijë jetojnë në zona të rrezikshme

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda

Nga lajme5
19 June, 2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të...

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

27 May, 2026

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.