Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu thotë se këtë ia ka kërkuar edhe drejtpërdrejt Bashës, por i ka thënë se ndryshimin e sistemit nuk e pranon kryeministri Rama.
“E kam ngritur këtë çështje në emër të PR, e kam folur edhe me zotin Basha. Nuk është se Basha ka qenë kundër, por ka argumentuar se Rama nuk pranon të ketë lista të hapura. Nuk shkon tek ideja e ndryshimeve kushtetuese dhe për të shmangur këtë handikap u la që të diskutohej në momente të fundit.
Por duket që nuk ka diskutime për lista të hapura, por as për ndërtimin e koalicioneve brenda koalicionit që propozoi PR me disa parti të tjera. Pra ka një diskutim që të ngelet miratimi i reformës në kuadër teknik që ka të bëjë me identifikimin biometrik, një zv/komisioner që emërohet nga opozita, riorganizimi i KQZ i kontrolluar nga palët, ka të bëjë me mënyrën e funksionit të komisioneve vendore deri pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, financimi i partive politike. Unë mendoj që problemet zgjedhore nuk kanë ardhur nga ligji, por nga vullneti politik”, u shpreh kreu i Partisë Republikane.
Diskutime rreth kësaj post