Lideri i opozitës greke, Qiriakos Micotaqis ka kërcënuar Shqipërinë në lidhje me anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Micotaqis, i cili sipas sondazheve, pritet të zërë vendin e kryeministrit Aleksis Tsipras, është shprehur se perspektiva europiane e Shqipërisë kalon nëpërmjet respektimit të minoritetit grek.
Në Kongresin e Demokracisë së re, Micotaqis foli për shkelje të të drejtave të minoritetit grek në Himarë, ndërsa shtoi se Athina nuk do të bëj asnjë lëshim në këtë drejtim.
“Le të dijë vendi fqinj se nëse dëshiron që të mbajë gjallë perspektivën për t’u bërë një ditë anëtar i Bashkimit Europian, ky është një proces që nuk do të ketë asnjë lëshim në mbrojtjen e të drejtave të pakicave.”- tha ai.
Diskutime rreth kësaj post