• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Kërcënimi i rektorit, ja dëshmia e Shullazit në polici

17 April, 2016
në Politikë
0
Kërcënimi
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Emiljano Shullazi, i ndaluar mbrëmë pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, ka mohuar t’i ketë bërë shantazh dekanit të Fakultetit të Shkencave, Mynyr Koni. Shullazi është marrë në pyetje nga drejtori i policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, dhe oficerë të Krimeve, shkruan Gazeta Shqiptare.

“Nuk kam kërcënuar askënd. Nuk e njoh atë njeri dhe s’kam lidhje me të”, citohet të ketë thënë Shullazi në Polici.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se forca të shumta policie kanë kryer kontrolle në shtëpinë e tij, ndërsa ka prani të bluve te zona e “Parkut” dhe “Rruga e Kavajës”. Po ashtu, bëhet e ditur se kontrolle u kryen edhe në banesat e shokëve të Shullazit. Policia nuk dha dje asnjë njoftim zyrtar lidhur me shoqërimin e tij në drejtorinë e policisë. Por, burime policore thanë për GSH se rektori aktual i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule ka qenë dje në ambientet e policisë. Ende nuk dihet me saktësi nëse ka pasur denoncim nga zoti Kule apo ai thjesht ka dhënë informacion për ngjarjen.

Sot pritet të ketë një komunikim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me shoqërimin e Shullazit, ndërkohë burime të tjera pohuan se në mesnatë u zhvillua një takim mes Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Gjatë ditës së djeshme, ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi publikisht para mediave se Shullazi kishte kërcënuar Konin që të hiqte dorë nga gara për rektor të Universitetit të Tiranës, në të kundërt do t’i merrte peng djalin. Sakaq, gjatë një deklarate drejtuar mediave, akademiku Mynyr Koni pohoi se do të vazhdojë garën për rektor i UT-së, ndërsa nuk përmendi asnjë nga denoncimet e Berishës për kërcënimet që sipas ish-liderit të demokratëve ishin bërë ndaj dekanit

Paraardhëse

Rrëfehet Klodi Lesi: Ja pse e vrava gruan greke

Pasardhëse

Fjalimi më i fuqishëm i të gjitha kohërave

Pasardhëse
Fjalimi më i fuqishëm

Fjalimi më i fuqishëm i të gjitha kohërave

Diskutime rreth kësaj post



Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.