Menjëherë pas ndryshimeve kushtetuese sot në Kuvendin e Shqipërisë janë shtuar sulmet dhe akuzat politike. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali shprehet se votimi i sotëm në Kuvend ishte historik për ecurinë e demokracisë
“Ne nuk e shohim si një vënie kapaku, por e shohim si krijimi i mundësive të reja në skenën politike shqiptare. Besojmë se sot ishte në votim historik në Kuvendin e Shqipërisë, që i hap rrugë demokratizimit të mëtejshëm të procesit zgjedhor në Shqipëri”, tha ajo.
Kalimi i ndryshimeve kushtetues për listat e koalicionet me 106 vota “pro” është kundërshtuar nga opozita e bashkuar, por edhe nga presidenti Ilir Meta. Sipas Spiropalit këto reagime janë të pritshme, ndërsa shtoi se ato fyerje tregojnë “nivelin dëshpërues të saj”.
“Janë të pritshme reagimet dhe kërcënimet. Patjetër, në raste se ulesh në tryezë edhe pret që pushteti të të jepet aty, dhe nëse pret që ndryshimet ligjore do të mundësojë të vish në pushtet pa ide, pa lider dhe pa punë, patjetër që do të kërcënojnë. Ato kërcënime janë dëshmia më e qartë se sa humbëse dhe e dëshpëruar është opozita shqiptare, e cila nuk ka mbërritur të krijojë as frymë dhe as mbështetje tek shqiptarët”, tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post