Presidenti Ilir Meta emëron Sonila Bejtjen gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese. Me emërimin e radhës, Gjykata Kushtetuese plotësohet me shtatë anëtarë nga nëntë që duhet të ketë në total.
“Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka administruar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar për kandidim dhe Raportin e Arsyetuar të Renditjes së tyre për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e krijuar pas mbarimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit Besnik Muçi, shpallur nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11364, datë 22.11.2019.”
Diskutime rreth kësaj post