• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Katër ‘çuditë’ e Ramës në Politico

16 June, 2022
në Opinion
0
27
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Genc Pollo

Edi Rama në intervistë me politico.eu justifikon refuzimin e sanksioneve europiane ndaj Rusisë së Putinit nga ana e presidentit serb Vuçiç.

Me këto argumente:

1- “Serbia është ndryshe nga të tjerët sepse ka lidhje historike e speciale me Rusinë”.

Ky është një pohim i rremë pasi shumë shtete sllave në Ballkan si p. sh. Bullgaria ka lidhje historike e speciale me Rusinë. Edhe për Malin e Zi mund të thuhet deri diku kjo gjë. Por edhe në Europën Qendrore ka shtete sllave me një histori përgjithësisht miqësore me rusët.

Megjithatë të tëra këto shtete kanë adoptuar sanksionet e Brukselit ndaj Serbisë. Vetëm dy janë përjashtimet: Bjellorusia e Lukashenkos dhe Serbia e Vuçiçit. Rama thotë të pavërteta (mendoj se është i ndërgjegjshëm për këtë) për të legjitimuar pozicionin e Vuçiçit.

2- “Adoptimi i sanksioneve (të plota) nga Serbia është praktikisht i pamundur… Është vetëvrasës për ekonominë serbe”. Ky është tipikisht argumenti i “njeriut të kashtës” (straw man) kur ndryshohet arbitrarisht objekti i çështjes për të dalë në një konkluzion të volitshëm.

Sanksionet e BE nuk janë të tilla që asfiksojnë ekonominë; Shtetet në BE vazhdojnë të blejnë gaz nga Rusia; naftën e mbyllin në fund të v. 2022 e kanë bërë përjashtime nga sanksionet për shtete me vartësi të theksuar nga hidrokarburet ruse si Sllovakia, Hungaria etj. Por ka një sërë sanksionesh ekonimikisht të përballueshme që përbëjnë 97% të listës së Brukselit. Për këtë duhet vullnet e vizion politik. Vuçiçi e ka bërë të qartë pozicionin e tij; madje disa herë. Rama përpiqet t’a mbrojë me sofizma.

3- “Nganjëherë duhet t’a durojmë tjetrin. T’a kuptojmë atë. Ndryshe nuk e ruajmë bashkësinë tonë për synime të larta. Serbia është në rrugën e duhur vetëm se duhet të ecë më shpejt”.

Këtu Rama nuk mashtron. Nëse synimi është një regjim korruptokratik ai është në elementin e vet. Dhe të Vuçiçit

4- “Presioni i tepruar i Perëndimit ndaj Serbisë është shkatërrues për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”.

Kjo po që është risi e surprizë! Se deri dje konsensusi, përfshi edhe kampin Rama retorikisht, ishte se burim destabilizimi ishte Serbia me qendrimin e saj ndaj Bosnjës e Kosovës si dhe me lidhjet e saja me fuqitë jo miqësore ndaj Europës.

Mbas agresionit të Putinit ndaj Ukrainës ky konsensus u konsolidua dhe thirrjet ndaj Vuçiç-it për ndryshim kursi u shtuan. I fundit ishte para ca ditësh kancelari gjerman në Beograd. Kjo dalje nga rreshti e Ramës është vërtet për t’u parë.

Deri në serinë e ardhshme.

To be continued.

P. S. Shpresoj kjo kritikë ndaj “presionit” nuk ka lidhje me trysninë e shtuar nga BE për njohjen diplomatike të Kosovës.

Paraardhëse

Paradë mode në rrënojat e Ukrainës, Elisa Spiropali ndërroi 3 veshje në pak orë

Pasardhëse

Salianji me pyetje për Çuçin: A ka deputetë apo ish-ministra të favorizuar?

Pasardhëse

Salianji me pyetje për Çuçin: A ka deputetë apo ish-ministra të favorizuar?

Diskutime rreth kësaj post




Shqip+

Habia, sallatë ruse në samitin e liderëve të NATO-s në Madrid

Nga lajme2
29 June, 2022
0

Teksa prisnin ardhjen e Presidentit të SHBA-së Joe Biden dhe liderëve të tjerë botërorë në lokacionin e sigurisë së lartë...

Ervin Karamuço: Kam qenë i pari që kam kërkuar dorëheqjen e Ardi Veliu, ja pse

28 June, 2022

“Nëse do të çmendesh sot, mjafton të shohësh”, rrëfehet Grida Duma: Djalin s’e lë të më shohë në TV

28 June, 2022

Lajm i mirë nga Lojërat Mesdhetare, Shqipëria fiton medalje ari në mundje

28 June, 2022

Kryemadhi e konfirmon, bashkohet me Berishën në protestën e 7 korrikut

28 June, 2022
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.