Ishin disa faktorë që sollën “dallgën mavi” në 14 Maj. Mes tyre edhe çarja e opozitës. Bazuar te shifrat e ditës së diel nëse opozita, PD do të kishte qenë e bashkuar atëherë do të kishin fituar në Mallakastër, Këlcyrë, Kuçovë dhe Finiq. Fakti që dolën me dy kandidatë votat u ndanë dhe në fund fitoi Partia Socialiste me kandidatët e saj.
Në Kuçovë, nëse 6222 votave të marra nga Lefter Maliqi i koalicionit “Bashkë Fitojmë” do t’i shtoheshin edhe 739 votat e Ilirjan Koxhajt të Partisë Demokratike do të arrihej që me një diferencë prej 57 votash fitorja të kalonte djathtas.
Në Mallakastër, Agron Kapllanaj i Partisë Demokratike zyrtare mori 5789 vota, ndërsa Resmi Shanaj i “Bashkë Fitojmë” 735 vota. Nëse do të kishte një bashkim forcash do të fitonte opozita. Edhe në Këlcyra “Bashkë Fitojmë” dhe Partia Demokratike dëmtuan njëra tjetrën.
Në Finiq Leonidha Papa i Partisë Demokratike Zyrtare siguroi 1705 vota, por nëse do t’i shtoheshin edhe ato të Leonidha Hristos të koalicionit “Bashkë Fitojmë” prej 1911 do të ishte arritur një fitore me një diferencë prej 1344 votash ndaj kandidatit Romeo Çakuli të Minoritetit Etnik grek për të Ardhmen, i cili rezulton të jetë fitues në këtë bashki.
Diskutime rreth kësaj post