Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për kontrollin e banesës së gjyqtarit të Apelit, në Tiranë, Shkëlqim Miri.
Prokuroria, prej disa muajsh po heton për dyshimet për korrupsion. Sipas Grupit të Hetimit, gjyqtari i Apelit dyshohet të ketë marrë 20 mijë euro për të ndryshuar kualifikimin e një vrasjeje të ndodhur në Burrel, në vitin 1998.
Gjyqtari, thonë burimet për Lajme.al, i ka ndryshuar akuzën nga vrasje, në plagosje të rëndë me dashje një shtetasi. Ai quhet Gentian Doda, i ekstraduar kohë më parë nga Los Anxhelos, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjatë orëve të vona mbrëmjen e së enjtes, policia ka bërë kontrollin me urdhër të Prokurorisë në banesën e gjyqtarit, në Tiranë, dhe i janë gjetur rreth 300 milionë lekë të vjetra.
Pritet të ketë veprime të mëtejshme për gjyqtarin, i cili ka qenë anëtar i KLD-së deri në vitin 2012-të dhe më herët gjyqtar i Apelit në Durrës.
Diskutime rreth kësaj post