Sinqeriteti i njërit prej kandidatëve për trupën e re të KQZ-së shkaktoi të qeshura te anëtarët e Komisionit të Posaçëm për përzgjedhjen e anëtarëve. Kamerion Salillari u shpreh se një nga arsyet është edhe paga e mirë.
Diskutimi në komision:
Unë jam Kamerion Salillari. Ajo që më shtyu të kandidoja është se besoj se u ndryshua ligji, pashë të nevojshme se besoj se kam arritur pjekurinë profesionale. Një shtysë tjetër është edhe pjesa e shpërblimit, besoj se kjo do të ndihmonte përmirësimin nga ana social ekonomike familjen time. Besoj se është shumë normale.
Damian Gjiknuri: Je i vetmi që e the këtë. Realisht. Është atraktive paketa ekonomike që ofrohet. Se të gjithë e kanë se duan të sakrifikojnë, jo më pëlqeve realisht.
Myslim Murrizi: E vlerësoj shumë sinqeritetin dhe pragmatizmin sepse në fakt edhe KAS-i edhe Rregullatori, me të dy, gjithsesi të dyja janë funksione që punohet, këta të tjerët mendojnë se i shërbejnë me devotshmëri atdheut. Janë institucionet që punohet me part time, KAS-i do të jetë një muaj punë njëherë në dy vite.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post