Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel e ka uruar Albin Kurtin me rastin e rizgjedhjes së tij kryeministër i Kosovës.
Siç raporton Kosova Press, Kancelarja Merkel në telegramin e urimit për Kurtin ka thënë se në përballje me detyrat sf.iduese, Kosova ka mbështetjen dhe partneritetin e Gjermanisë.
Më tej, Merkel ka veçuar vëmendjen ndaj pandemisë COV.ID-19 dhe synimet e qeverisë së re për reformat në sundimin e ligjit dhe luft.imin e korr.upsionit dhe krimit të organizuar.Kancelarja e Gjermanisë ka përmendur si çështje edhe dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga BE-ja.
Diskutime rreth kësaj post