Reperi i njohur Stresi, në një lidhje direkte nga fshati Manzë, për emisionin ‘Ftesë në pesë’ është shprehur se ka ditë pa bukë e pa fjetur, e mbi të gjitha, edhe lotët i janë tharë, aq shumë dhimbje ka ndjerë brenda këtyre ditëve.
Stresi ka treguar se gjendja në Manzë është shumë e rënduar pasi vetë banorët nuk pranojnë të largohen nga shtëpitë. Reperi ka treguar se si dy fëmijë të sëmurë ishin mbuluar me plastmas e po flinin mbi kashtë. Ai iu ka bërë thirrje të gjithëve që të ndihmojnë me ushqime dhe veshmbathje.
Diskutime rreth kësaj post