Aleksandër Biberaj, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD teksa ka folur për procesin e votimeve të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme, ka komentuar edhe ftesën për Bamir Topin.
Lidhur me kreun e FRD-së, Bamir Topi, ai tha se ka qenë gabim fatal nga ana e tij, ftesa për të.
“S’jam pishman për asgjë që kam bërë në PD. S’pendohem për asgjë që kam bërë. Ka qenë gabim fatal ftesa për Topin, s’meritonte asgjë që ka marrë nga PD. E kam konsideruar gjithmonë pjesë të PD veten. Asnjëherë nuk kam bashkëpunuar dhe as nuk bashkëpunoj përveçse me PD”, tha ai.
Kurse për të larguarit e tjerë të cilët kanë krijuar partitë e tyre, si Rudina Hajdari dhe Astrit Patozi, tha se kanë krijuar fraksione dhe se i kanë shërbyer kryeministrit Edi Rama për të votuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Diskutime rreth kësaj post