Ish-deputeti demokrat, Luan Baçi ka folur për grevën e naftëtarëve në Ballsh dhe në Poçem, që sipas tij vazhdimisht janë mashtruar nga qeverisja e Edi Ramës.
Baçi u shpreh se ka pasur tentativa nga Gramoz Ruçi, dhe përfaqësues të tjerë socialistë për të përçarë grevistët, duke i ftuar në takime të veçanta. Ndërkohë ish-deputeti tha se situata është e pashpresë, sa kohë që vetë zyrtarë të PS-së drejtojnë segmente të Uzinës, duke u fshehur pas emra kompanish fantazmë.
“Ka punonjës të Rafinerisë që bëjnë pazare dhe diversion aty brenda, për ti përçarë, pasi kanë lidhje me disa përfaqësues të mazhorancës. Ata punonjës që po refuzojnë dhe ujin dhe shërbimin mjekësor, po shkojnë drejt vdekjes, nuk dua të fitoj kredo politike me këtë që them. Naftëtarët më kërkuan që të kishin takim me deputetët e qarkut Fier.
Kam informacione se një pjesë e grevistëve të Poçemit, kanë marrë takim me Gramoz Ruçin, dhe këtu mund të mashtrohen. Gramoz Ruçi të dalë nga zyra, të marrë makinën dhe të shkojë ti takojë grevistët aty ku janë në Poçem dhe në Ballsh”, shtoi Baçi në studion e lajmeve të Fax News.
Diskutime rreth kësaj post