Kandidati për kryetar në PD, Fatbardh Kadilli nuk kurseu sulmet ndaj kundërshtarit të tij në këtë garë, Lulzim Bashës.
Kadilli deklaroi se Basha nuk ka më moral të mbajë drejtimin e Partisë Demokratike.
“Kryetari i partisë, ka krijuar raportet e tij me strukturën, një pjesë e të cilës është promovuar prej tij, janë ushtarët e tij politikë. Ka rreth vetes një administratë shumë të madhe, që është e paguar prej tij, me shpresa dhe pritshmëri të lidhura me të. Ka shumë herë më tepër mjete sesa unë për të bërë një fushatë brenda partisë. Por kjo asimetri nuk më shqetëson sepse ka edhe një asimetri tjetër, asimetria morale.
Ai nuk më moral për të vazhduar drejtimin e partisë. Ka mbaruar cikli i tij politik dhe morali për të qëndruar në politikë. Jam një qëndrestar i kësaj partie, kam qenë më afër se kushdo pranë strukturave dhe po u propozoj të gjithë demokratëve që ta marrim këtë parti dhe ta afrojmë te vlerat e saj. Basha është i konsumuar në postin e kryetarit. Demokratët janë dhe do të mbeten në opozitë për katër vjet. Që të mos mbeten edhe për katër vjet të tjera, le të fillojnë që sot”, – tha Kadilli për Vizion Plus.
Diskutime rreth kësaj post