• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Ka një mënyrë”, Astrit Patozi del me propozimin konkret: Ja si mund të shpëtohen zgjedhjet e 25 prillit

16 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i Bindjes Demokratike ka komentuar përplasjet opozitë-maxhorancë për ndryshimet kushtetuese. Sipas Patozi palët po bëjnë kot sikur po zihen.

“Mos bëni sikur po ziheni se kush e respekton më shumë OSBE/ODIHR-in, se maksimumin e dashurisë për të e keni shprehur më 5 qershor, kur i hodhët në kosh kryerekomandimin mëse 10 vjeçar të depolitizimit të administratës zgjedhore”, shkruan Patozi.

Më tej politikani shton se: ‘çdo zvarritje në këtë drejtim mund të shërbejë vetëm për të shtyrë ditët e aletëve të Lulzim Bashës brenda koalicionit, por asgjë më shumë se sa kaq’.

Postimi i Patozit:

“NJË PROPOZIM KONKRET PËR TË SHPËTUAR ZGJEDHJET E 25 PRILLIT

Mos bëni sikur po ziheni se kush e respekton më shumë OSBE/ODIHR-in, se maksimumin e dashurisë për të e keni shprehur më 5 qershor, kur i hodhët në kosh kryerekomandimin mëse 10 vjeçar të depolitizimit të administratës zgjedhore. Dhe nënshkruat atë marrëveshje të turpshme për ta lënë gjithçka siç ishte, mjafton që kryetarokracia të mos prekej.

Një palë duke bërtitur fitore se gjoja e shpëtuan Shqipërinë nga manipulimi, që i bie se e rekomandonte me forcë OSBE/ODIHR-i, kurse pala tjetër duke bërë si e mërzitur, por ndërkohë duke mbushur xhepin me gjysmën e komisionerëve dhe të numuruesve në gjithë Shqipërinë.

Nuk ua quan njeri këtë debatin e sajuar për ruajtjen e koalicioneve si më parë, ndërkohë që ka ndryshuar kushtetuta, për të cilën janë të qartë të gjithë, si ata që po e kërkojnë, edhe ata që po shtiren sikur nuk kanë ndërmend të lëshojnë pe.

Çdo zvarritje në këtë drejtim mund të shërbejë vetëm për të shtyrë ditët e aletëve të Lulzim Bashës brenda koalicionit, por asgjë më shumë se sa kaq. Nuk do të jetë e largët dita që secili prej tyre apo të gjithë bashkë do të ndajnë mendjen nëse do të garojnë në një listë të përbashkët, apo secili më vete. Ky ëhstë i vetmi vendim që duhet të marrin dhe duke e vonuar, nuk është se fitojnë ndonjë gjë. Por tek e fundit, ky është halli i tyre, të cilit duhet t’i dalin zot vetë.

Problemi i Shqipërisë është që zgjedhjet e 25 prillit të paktën të jenë normale, se të lira dhe të ndershme, mbetet ende një fjalë e madhe në këtë vend. Dhe armikun kryesor, përveç qeverisë, që është në çdo rast aty për të vjedhur dhe manipuluar, ato kanë pikërisht komisionet e politizuara të votimit dhe të numurimit. Dhe këtë e dinë më mirë se gjithë të tjerët dashnorët e përvëluar të OSBE/ODIHR-it këto ditët e fundit, sepse për këtë punë e kanë bërë.

Por meqë jemi ende në kohë për të shkruar rregullat e lojës në Kodin Zgjedhor, ka një mënyrë për ta minimizuar rolin e çakejve politikë”, ka shkruar Patozi.

Paraardhëse

Zgjedhjet e 2021! Nano bën deklaratën e fortë: Rama të rikthejë “peshat e rënda” në qeveri

Pasardhëse

Pas Topallit, të tjera figura të PD refuzojnë kandidimin? Enriketa Papa tregon çfarë ka ndodhur

Pasardhëse

Pas Topallit, të tjera figura të PD refuzojnë kandidimin? Enriketa Papa tregon çfarë ka ndodhur

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.