Që në nisje të këtij “Big Brother” u duk se Juli dhe Luizi kishin një kunj ndaj njëri-tjetrit në distancë. Dy artistët u duk se vitin e shkuar, kur Luizi ishin pjesë e lojës kishin një miqësi, por gjërat kanë ndryshuar.
Shpesh Juli është identifikuar me lojën e fituesit të vjetshëm dhe ky krahasim nuk i ka pëlqyer aspak aktorit. Madje, në ato pak deklarata që ka bërë për të, Juli është shprehur se madje Luizi edhe i ka marrë tekstin që ai ka shkruar për t’i propozuar Kiarës. Një nga të intervistuarit për “Big Brother Live nga Shtëpia” ka qenë dhe aktori i humorit Julian Deda, një prej 5 finalistëve të këtij edicioni.
Ai ka folur lidhur me eksperiencën brenda shtëpisë, planet që ka kur të dalë jashtë saj dhe në një moment të intervistës ka sjellë në vëmendje fituesin e edicionit të dytë të “BBV”, Luiz Ejllin. Juli rrëfen se Luizi me anë të një teksti të tij i ka propozuar partneres, Kiara Titos.
“Luizi i ka propozuar Kiarës me një tekst timin. ‘Moj Juliet… unë do ta djeg Shkodrën…’, është e imja ajo, kështu që…”, – shprehet Juli. Sakaq, një përgjigje ironizuese vjen prej Luizit, i cili shkruan: “Teksti është i Sandër Ruçit po nejse…”.
Diskutime rreth kësaj post