Ish-anëtarja e Kryesisë së PD-së, Endira Bushati, ka reaguar reaguar ashpër ndaj Lulzim Bashës, Bushati pretendon se Basha po u jep demokratëve mesazhin me këtë lëvizje është “Ju jeni hiça, ju kam në dorë, bëj çfarë dua me ju…”.
Ajo bën një thirrje të fortë për demokratët, të cilëve i kërkon të mos e pranojnë këtë.
Postimi i Bushatit
“Kryesia e PD….e votuar para një viti nga Këshilli Kombëtar, organi më i lartë i Partisë mes Kuvendeve…..do t’u votëbesoka….
…..dhe në degët e partisë në Tiranë….
Votohesh nga organi më i lartë dhe votëbesohesh në degë Tirane….
Përkthimi: “Ju jeni hiça, ju kam në dorë, bëj çfarë du me ju…”
Këtë po iu thotë Lulzim Basha!
Të dashur miq,
Mos e pranoni këtë tallje!
Ç’e doni Kryesinë, kur s’keni lirinë për të thënë atë që mendoni?”, shkruan Bushati.
Diskutime rreth kësaj post