Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka treguar se i mungon Partia Demokratike dhe i vjen keq kur shkon se PD është përgjysmuar. Sipas saj, PD ka rënë nga 700 mijë vota në 2013 në 430 mijë vota tashmë, dhe kjo për faj të drejtuesve të partisë.
‘E djathta është fshirë nga spektri politik i Shqipërisë. E djathta nuk ekziston më, është përgjysmuar vota. Nga 700 mijë vota që kemi lënë në 2013, e ka çuar në 430 mijë. Mungojnë qindra mijëra demokratë që nuk e gjejnë veten të përfaqësuar. Më dhemb që të shoh politikën shqiptare pa një të djathtë, të shoh PD-në e përgjysmuar.’, tha Topalli.
Diskutime rreth kësaj post