Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD Arben Ristani është pyetur për të larguarit e PD, specifikisht për ish-deputeten Jozefina Topalli, e cila nuk është përfshirë në listat e PD për kandidate për deputete. Ristani tha se i vjen keq që ajo nuk është përfshirë në lista dhe se do të preferonte që jo vetëm Topalli, por edhe disa kontribues të tjerë të vjetër të PD, të ishin në këto zgjedhje.
“Unë do kisha preferuar që jo vetën Topalli por edhe disa kontribues të vjetër të PD që kishin qenë në këto zgjedhje e ti përballonim së bashku.
Unë jam një natyrë që vështirë t’i prish marrëdhëniet me dikë. Kam marrëdhënie të mira, normale. Zonja Topalli është një personalitet në politikën shqiptare, dhe nuk kam qenë unë. Sigurisht nuk ka asgjë të keqe. Unë personalisht do të doja të ishim së bashku”, shtoi ndër të tjera ish-deputeti.
Diskutime rreth kësaj post