Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD Arben Ristani ka komentuar situatën politike në vend. Sipas tij, do ishte mirë që në zgjedhjet e ardhshme Partia Demokratike ta merrte e vetme pushtetin.
“Unë besoj se kjo është pjesë e lojës demokratike dhe mënyrës si operojnë palët në një fushë parazgjedhore. Do kisha preferuar që PD ta merrte e vetme pushtetin por s’ka asgjë të keqe që forcat të bashkëveprojnë me njëra- tjetrën. Këtu nuk bëhet fjalë për aleancën e qelbësirave që u bë kur donin të rrëzonin Sali Berishën. Kjo është një aleancë politike që bashkëpunojnë për të bërë më të mirën”, tha ai për Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post