Ish- deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është i bindur se partitë e reja do të dëmtojnë mazhorancë dhe jo opozitën. Salianji gjithashtu nuk ka lënë pa thumbur ish kryeparlamentaren Jozefina Topalli dhe deputeten Rudina Hajdari për lëvizjet e tyre me parti të reja.
”Është më e ndershme të jesh në një parti dhe të tregosh qartë qllimet e tua se sa të bësh sikur digjesh, të dhëmb PD, ndërkohë që bën duvanë e dikujt tjetër, nuk dëmtohet opozita, një pjesë prej të cilave do të marrin votat që ia kanë dhënë Ramës, kështu që dëmtohet mazhoraca, e cila ka financuar këto parti me qëllim që të na dëmtonte ne. Qytetarët e kanë parë, se kush qëndorn përtej drejtuesve, që kanë shkelur personalitetin e vet për të qenë patericë e Ramës, këtë nuk e kam për të gjithë. Do e dëmtojnë rëndë mazhorancë”, tha Salianji.
Ai tha se opozita është e hapur për të krijuar koalicion me çdo parti që është kundër qeverisjës së Ramës.
“Ne u kemi bërë thirrje, për të bashkuar dha bashkerenditur kushti që është kundër qeverisjes së Ramës, prandaj është koalicioni më i madh që kemi pasur në këtë vend”, tha ai për Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post