• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Jovanoviç: Të turpërohemi nga Srebrenica, politikanët të pranojnë fajin

11 July, 2019
në Kryesore
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Partisë Liberal-Demokrate të Serbisë, Çedomir Jovanoviq, ka folur për gjenocidin serb në Srebrenicë, raportet që ai ka me familjet e viktimave, për të ardhmen e rajonit dhe për tema të tjera.

Jovanoviq thotë se në këtë 24 vjetor të kujtimit të viktimave të masakrës së Srebrenicës ka ndjenja të përziera, mes turpit dhe zemërimit e mirëkuptimit dhe afërsisë me familjet e viktimave.

“Ndjenja të përziera çdo 11 korrik. Ka gjithçka, turp, zemërim, e mirëkuptim dhe ndjenjë afërsie me familjet e viktimave. Njerëzimi është i obliguar që të ulë kokën, dhe të bashkëndjejë me ata që kanë kaluar nëpër dhimbje për më shumë se dy dekada”, ka thënë Jovanoviq në një intervistë për mediumin boshnajk ‘radiosarajeva’.

Ai ka thënë se është e rëndësishme që politika serbe të jetë e gatshme për të pranuar gabimet.

I pyetur se ku e sheh sot Ballkanin përballë Srebrenicës, , Jovanoviq thotë se nuk është shumë i sigurt se njerëzit janë të informuar në mënyrë të detajuar për atë se çfarë ka ndodhur në ish-Jugosllavi.

“Tashmë është një brez krejtësisht i ri, pasi që koha kalon. Ka shumë propagandë, fakte të shtrembëruar në të gjitha anët, lavde për kriminelët e margjinalizim të viktimave”, ka thënë Jovanoviq.

Sipas tij tmerri që kanë kaluar dhe përjetuar dëshmitarët dhe të mbijetuarit e masakrave në Srebrenicë janë dëshmia dhe argumenti më I fortë që gjëra të tilla nuk guxojnë të përsëriten në të ardhmen.

“Kjo është arsyeja pse flas për paqen aq shpesh, sepse e shoh që elitat politike në rajon nuk i kushtojnë vëmendje të mjaftueshme bisedave me njerëzit. Paqja është shumë e nevojshme, dhe absolutisht nuk ka alternativë tjetër”, thekson Jovanoviq, transmeton Gazeta Express.

Në këtë intervistë ai ka folur edhe për takimin që ka pasur me nënën e mbijetuar nga tmerri në Srebrencië, Hatixha Mehmedoviq, duke thënë se asnjëherë nuk do ta harrojë shikimin dhe fjalët e saj.

“Hatixha ishte e gatshme të kërkojë të vërtetën dhe drejtësinë në çdo hap. Unë kurrë nuk do ta harrojë pamjet e saj, fjalët e saj dhe më e rëndësishmja shqetësimin e saj. Brenga e saj është brengë e të gjithë neve, dhe ne nuk duhet të lejojmë edhe një herë tjetër që motrat dhe nënat tona të bëhen heroina të luftës për drejtësi’, ka shtuar Jovanoviq.

Në masakrën e Srebrenciës janë vrarë më shumë se 8000 civilë të pafajshëm, kryesisht burra dhe djem të ri. Gjithë masakrat dhe vrasjet janë kryer nga forcat paramilitare të drejtuar nga gjenerali famkëkeq Ratko Mlladiq i cili është dënuar nga Tribunali i Hagës me burgim të përjetshëm.

Paraardhëse

Parkoi keq nëpër Tiranë, bashkia i bllokon Lamborghini-n

Pasardhëse

Apeli i Shkodrës liron ish-deputetin demokrat Bardh Spahia

Pasardhëse

Apeli i Shkodrës liron ish-deputetin demokrat Bardh Spahia

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.