Gjykata e Apelit të Shkodrës ka lënë të lirë ish-deputetin demokrat Bardh Spahia.
Në seancën e sotme të drejtuar nga Marina Rraboshta u vendos masa detyrim paraqitje për Spahinë pasi gjykata e konsideroi të paligjshëm ndalimin e ish-deputetit.
Prokuroria ka kërkuar lënien në fuqi të gjykatës së shkallës së parë ndërsa avokati mbrojtës Ivi Kaso kërkoi lirimin e menjëhershëm. Seanca ishte thirrur sot në orën 9,30, por Spahia nuk është paraqitur.
Avokati tha se klienti i tij nuk kishte marrë asnjë njoftim zyrtar nga Drejtoria e Policisë Tiranë për shoqërimin e tij drejt Gjykatës se Apelit në Shkodër, në orën dhe datën e përcaktuar.
Pas një ndërprerje të seancës dhe verifikimit të fakteve, gjyqtarja Marina Rraboshta vendosi shtyrjen e saj në orën 14,00, për t’i dhënë mundësi policisë të sjellë në gjykatë ish- deputetin e PD.
Spahia akuzohet se ka nxitur aktet e dhunshme te mbështetësve opozitare ndaj godinës së KZAZ 3 në Shkodër, pak ditë para zgjedhjeve të 30 Qershorit./ABC News
Diskutime rreth kësaj post