Jose Mourinho është i drejtpërdrejtë dhe di t’i prekë në sedër futbollistët e tij, këtë e ka bërë edhe në pushim të ndeshjes me Juventusin, ku trajneri portugez në fund të ndeshjes foli për mediat dhe kur u pyet se çfarë u tha lojtaravëe në pushim, ai deklaroi:
“Në pjesën e parë kishim shumë fat. I thashë futbollistëve të mi se më vinte turp që isha trajneri i tyre”.
Roma ia doli ta barazonte në pjesën e dytë me Abraham dhe dueli me Juventusin përfundoi 1-1.
Për bardhezinjtë kishte shënuar Vlahovic.
Diskutime rreth kësaj post