Jorida Tabaku, anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike, deklaroi se qeveria aktuale “nuk e ka kthyer vëmendjen nga rrugët, por nga koncesionet”.
“Kjo qeveri vetëm ka përfunduar një ose dy rrugë që ishin lënë nga Partia Demokratike. Shtesa në buxhet shkon e gjitha për koncesionet. Rama, pas 7 vitesh qeverisje, ka treguar se çdo gjë që ka thënë në opozitë, e ka pasur gënjeshtër”, – theksoi Tabaku.
Sipas saj, Rama po shumëzon me zero popullin për të paguar koncesionet.
“E di që është shumë e vështirë që të menaxhohen financat publike në një situatë krize globale, por të shumëzosh me zero 3 milionë shqiptarë dhe të vazhdosh të paguash ato 11 koncesione, është kriminale”.
“Të gjitha projektet e kësaj qeverie do të mbeten në letër, nuk kanë për t’u realizuar. Kjo qeveri ka qenë e mirë vetëm për koncesione dhe tendera, por asnjë punë reale”, – tha Tabaku.
Diskutime rreth kësaj post