• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Joe Biden: Dua të rikandidoj për mandat të ri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024

22 October, 2022
në Botë, Kryesore, Politikë
0
37
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti amerikan Joe Biden , i cili mbush 80-vjeç muajin e ardhshëm, konfirmoi dje dëshirën e tij për të rikandiduar në zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen në vitin 2024, megjithatë ai theksoi se nuk ka marrë ende një vendim zyrtar.

I pyetur në lidhje me këtë nga rrjeti MSNBC, presidenti i SHBA-së tha se ende nuk e ka zyrtarizuar vendimin e tij pasi në momentin që do ta shpallë “do të më duhet të veproj si kandidat”.

“Nuk e kam marrë ende vendimin zyrtarisht, por ky është qëllimi im. Synimi im është të kandidoj përsëri dhe ne kemi kohë për ta marrë këtë vendim”, tha Biden.

Biden do të festojë 80-vjetorin e lindjes më 20 nëntor. I pyetur nëse gruaja e tij dhe njëkohësisht zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Jill Biden, e sheh me sy pozitiv një kandidaturën, Biden u përgjigj pozitivisht.

“Gruaja ime mendon se ne po bëjmë diçka të rëndësishme dhe unë nuk duhet të heq dorë”, tha ai pas një pauze të shkurtër.

Biden ka njoftuar tashmë që nga muaji i kaluar, megjithëse në mënyrë evazive, “qëllimin” e tij për të kandiduar për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti më i vjetër amerikan i zgjedhur ndonjëherë do të festojë ditëlindjen e tij të 80-të më 20 nëntor.

Nëse rizgjidhet, ai do të jetë 82 vjeç në fillim të mandatit dhe 86 në fund të tij.

Zgjedhjet afatmesme janë testi i radhës për Biden.

Për shkak të moshës madhore të Biden dhe momenteve të shpeshta të sikletshme , shpesh ngrihen pyetje në lidhje me aftësitë e tij për një kandidaturë të re.

Paraardhëse

Denis Dyrnjaja: Si po e eliminon Yuri Kim autoritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Pasardhëse

Deputeti i PDK Enver Hoxhaj takon Lulzim Bashën në Prishtinë: Takim vëllazëror me një nip Kosove

Pasardhëse

Deputeti i PDK Enver Hoxhaj takon Lulzim Bashën në Prishtinë: Takim vëllazëror me një nip Kosove

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda

Nga lajme5
19 June, 2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të...

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

27 May, 2026

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.