Bashkimi Europian do të organizojë një konferencë donacionesh për të ndihmuar Shqipërinë, pas tërmetit të 26-nëntorit që la pas 51 viktima dhe shkatërroi mijëra banesa.
Lajmi është konfirmuar nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen me anë të një statusi në rrjetet sociale e cila shprehet që ka folur me kryeministrin Rama dhe e ka njoftuar për këtë konferencë dhe se Bashkimi Europian do të jetë gjithmonë në mbështetje të popullit shqiptarë.
“Sapo fola me kryeministrin Edi Rama, dhe e njoftova atë se Komisioni Europian premton 15 milion Euro për të mbështetur popullin shqiptarë. Më tej, BE do të organizojë një konferencë të donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë në rindërtimin.” shkruan Von der Leyen.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme edhe presidenti Frances Emanuel Macron ka deklaruar gjatë një konference për shtyp, se është treguar i gatshëm të ofrojë ndihmën e shtetit francez. Ai nënvizoi gjithashtu, se në Këshillin Europian javën që vjen, pritet që të organizohet një konferencë donatorësh publikë dhe privatë, e cila do të koordinojë ndihmat për rimëkëmbjen e vendit pas tërmetit.
“Franca është e gatshme të bëhet organizatorja e kësaj konference”, tha Macron.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post