Kryeministri Edi Rama nga konferenca e edicionit të 23-të të Symi Symposium”, ku po merr pjesë në Athinë, ndau me të pranishmit një bisedë me një të moshuar nga një zonë e thellë e vendit tonë.
Rama tha se ndërkohë që kishte shkuar për vizitë në një zonë të izoluar, në një fshat përtej malit të Tiranës, një 90 vjeçar i ishte bërë një kërkesë të veçantë.
Ndonëse jetonin në kushte ekstreme pa rrugë, i moshuari nuk i kishte kërkuar asgjë nga këto kryeministrit, por vetëm një mësues anglishteje për fëmijët.
“Vendosëm që anglishtja të nisë që nga klasa e parë. Do të nisim që këtë vit. Do ta mbyll me një anektodë, jo këtë herë, por në të kaluarën po vizitoja një zonë mjaft të thellë një fshat përtej malit të Tiranës, janë të izoluar, janë në gjendje mbijetese atje. Më kërkuan shkollën, kopshtin, urën dhe të gjithë këta burra u çua një i moshuar, shumë mirë që je këtu, më tha është hera e parë që një kryeministër vjen, le të mos kemi iluzione.
Ti nuk do bësh asgjë për këto që po kërkojmë sepse ne jemi shumë larg për të marrë vëmendjen e qeverisë, unë kam vetëm një kërkesë,- po mendoja çfarë do më kërkojë, ishte 90 vjeç dhe më tha sillu mësues anglishteje fëmijëve tanë. E shikon këtë malin më tha, qyteti është nga ana tjetër, është shumë larg të çështje, por po tu japim anglishten mund të fluturojë,” – u shpreh Rama.
Diskutime rreth kësaj post