Deputeti i PDIU-së në Elbasan, Bujar Muça dorëzoi këtëtë premten kërkesën e lënies së mandatit në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.
Sipas raportimeve ky institucion, KQZ, nuk e pranoi lënien e mandatit të Muçës për mos kompetencë. Në këtë mënyrë Muça t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë. Deri tani ende nuk duhet motivi i lënies së mandatit të deputetit.
Nëse do të pranohet kërkesa për lënien e mandatit, atëherë në vendin e tij nga lista në qarkun e Elbasanit për PDIU emri i radhës është Elena Xhina.
Me kandidimin e Bujar Muçës në Elbasan, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet rriti disa herë votat e saj, duke dalë forcë e tretë para LSI-së.
Bujar Muça vjen nga bota e biznesit dhe është përfaqësues i tre kompanive në fushën e naftës dhe energjetikës.
Diskutime rreth kësaj post