Nard Ndoka i ftuar në studion e lajmeve të MCN TV, tha se kreu i opozitës Lulzim Basha gaboi gjatë fushatës pasi u përpoq të krahasohej me kryeministrin Edi Rama. Siç u shpreh Ndoka, Basha nuk e paraqiti koalicionin si ekip dhe kjo rezultoi në disavantazh për opozitën.
Ndoka, pas rezultatit të zgjedhjeve, që u la jashtë Kuvendit, keni shprehur pakënaqësi ndaj Basha. Pse?
Është e rëndësishme që ti evidentojmë disa gjëra dhe pas një analize përgjegjësitë të shikohen edhe tek vetja. Kemi pasur edhe ne problemet tona dhe një nga ato është mungesa e një bashkërendimi të taktikës elektorale që pati kosto për fushatën.
E keni fjalën që LSI ishte e vetme?
Edhe kjo. Një koalicion sëbashku do ta kishte bërë Bashën kryeministër dhe opozitën maxhorancë. Nëse do të ishim një e tërë nuk do të ishin humbur shumë vota. Nëse Rama ishte vetëm, Basha pati një koalicion, më të madhin që ka pasur një forcë politike ndonjëherë. Këtë ai nuk e paraqiti si ekip, iu fsheh koalicionit dhe u përpoq të krahasohej me Ramën, ti ngjante atij në fushatë.
A ia keni thënë këtë Bashës?
Ia kemi thënë dhe kemi gjykuar se do të paraqitej koalicioni si i tërë dhe të lëviznim sëbashku, kjo nuk ndodhi dhe partitë e koalicionit nuk dhanë maksimumin për shkak edhe të marrëveshjeve. U duk si diçka e sforcuar ndërkohë që ne ishim në opozitë për 8 vite sëbashku dhe dogjëm edhe mandatet.
Krymadhi dhe Duka thonë se opozita gaboi me djegien e mandateve. Po ju si mendoni?
Jo, vazhdoj ta konsideroj vendim të drejtë, por i lamë kauzat tona përgjysmë dhe për këtë jam penduar. Kur mbështetja qe maksimale kur ishim në çadër ne u tërhoqëm. Nuk kishte sens ti riktheheshim parlamentit.
Po për koalicionin jeni penduar?
Jo. Këtë nuk e shfrytëzoi Basha, ai në mënyrë të njëanshme e shkeli marrëveshjen me Partinë Demokristiane. Nuk desha ta mbyll karrierën se donte Basha.
Pse fajësoni PD?
Interesi jonë është të faktohet vjedhja e votave, kjo është kauza sot. Kur të mblidhemi si koalicion do analizohet situate. Kolegët e mi që kthyen qindra vota në favor të tyre dhe kjo ishte e pafalshme dhe kjo do të ketë kosto edhe për koalicionin.
Raportet si do vijojnë?
Unë i kam pranuar përgjegjësitë e mia. Nëse opozita nuk do të kthehet në maxhorancë, unë do të shoh raportet e mia. Përgjegjësia është e Bashës që unë jam penalizuar sot. U lash në një listë të pafavorshme, i 13 në listë. U përpoq dhe sot jam në një periudhë për të analizuar vetveten dhe të shohim çfarë nuk ka shkuar. Do jetë lidershipi i ri që do ta shohë pozicionin tim. Unë e kam bërë publik qëndrimin tim. Do ballafaqohem me ato që më kanë mbështetur.
Do vijoni aleancën me PD apo do kërkoni bashkëpunim me PS në zgjedhjet lokale?
Jo, nuk do doja që kjo të ndodhte. Besoj që pjesa programore, përveç përplasjeve do jetë njëfarë reflektimi edhe për vetë Bashën.
Çfarë përgjegjësish do mbajë Basha?
Nuk e di cili do të jetë vendimi i Bashës, ai ka zgjedhur rrugën institucionale dhe besoj është rruga më e mirë. Basha i ka fituar zgjedhjet, por devijimi I votave shkaktoi këtë situatë. Basha duhej të kishte marrë masa sepse i dinte lidhjet e Ramës me krimin. PD është një parti e madhe që ngrihet edhe përtej këtyre diskutimeve.
Diskutime rreth kësaj post