Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero ka deklaruar në emisionin “360gradë” se është kundër mbajtjes së maskave dhe doreza në rrugë. Po kështu ai bëri thirrje që plazhet të hapen sa më shpejt, pasi sipas tij virusi nuk transmetohet nëpërmjet ujit.
“Kam qenë dhe jam kundër maskës në rrugë, si dhe kundër doreza. Dora është mjet indirekt transmetimi dhe duke e pasur dorezën e bëjmë të pandjeshme ndaj virusit. Nga ana shkencore mundësia për ta transmetuar virusin në një distancë mbi një metër është e madhe.
Studimet dëshmojnë se virusi nuk transmetohet përmes ujit, aq më pak ujit të detit. Kam këshilluar që sa më shpejt të hapim plazhin, aq më mirë është për Shqipërinë. Sa më shpejt të hapet turizmi aq më mirë është për Shqipërinë.“, – u shpreh Pipero.
Diskutime rreth kësaj post