Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat në Tiranë, ndërsa u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të dalin në protestën e 16 shkurtit për problemet e tyre dhe të lënë mënjanë bindjet politike. Kryemadhi u shpreh se 16 shkurti do jetë një protestë popullore, pa flamuj politik dhe pa fjalime politike.
Kryemadhi tha:
“Ne sot mbajmë vendin e parë në botë për azilkërkuesit. Iu premtua shqiptarëve se do të ulen taksat, u rritën taksat. Data 16 shkurt, opozita proteston, por nuk është protestë politikë. Çdo shqiptar duhet të dalë për hallin e vet. Të gjithë shqiptarët janë më të lodhur dhe më të varfër se 5 vite më përpara. Shqiptarët shikojnë si zgjedhje vetëm largimin nga vendi. Në 16 shkurt jam e bindur se ju do jeni të gjithë në shesh.” /Lajme.al
Diskutime rreth kësaj post