Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar padinë e ngritur ndaj tij nga kryeministri Edi Rama, teksa është shprehur se ky i fundit është, “më së pakti injorant”.
Sipas tij, Rama është angazhuar maksimalisht në ndarjen e Kosovës.
“Duke patur angazhimin e tij direkt për ndarjen e Kosovës, është i pakuptimtë dhe i padrejtë. Derisa edhe ministri i jashtëm i iku. Ka qenë aktiv në këtë temë dhe ka qenë veprim shumë i dëmshëm për interesin e Kosovës. Nga zori jam detyruar të dale kundër dhe nuk jam bërë pishman. E kam mbrojtur Kosovën. Jam I habitur me angazhimin e tij deri në lobingje anë e mbanë e botës për të arritur në ndarjen e Kosovës. Do flas hapur, por kursehem ndaj bashkëkombasve, jo ndaj Ramës.”, tha ndër të tjera Haradinaj.
Diskutime rreth kësaj post