• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ja si Sali Berisha pritet të marrë me vete në “listën e zezë” Ilir Metën, Gazment Bardhin dhe 26 deputetë të tjerë, zbardhen prapaskenat e bujshme nga mesazhi i SHBA

22 September, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
399
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Agron Gjekmarkaj, Asllan Dogjani, Bledion Nallbati, Bujar Leskaj, Dashnor Sula, Dhurata Cupi, Edi Paloka, Ervin Salianji, Ferdinand Xhaferaj,Flamur Hoxha, Greta Bardeli, Helidon Bushati, Ina Zhupa, Isuf Celaj, Jorida Tabaku, Kastriot Piroli, Lefter Gështenja, Lindita Metaliaj, Ludovik Hasanaj,Qani Xhafa, Ramadan Likaj, Saimir Korreshi, Sorina Koti,Tomor Alizoti, Xhelal Mziu dhe Zheni Gjergj. Amerikanët e përzunë Sali Berishën me “shkelma” nga politika, por ish-presidenti Ilir Meta, Gazment Bardhi së bashku me grupin e tij po kërkojnë t’i japin “oksigjen” ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili tashmë është pa parti dhe pa vulë. Ditën e djeshme ka ardhur një mesazh i bujshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për “non gratën” dhe personazhet që po i japin një dorë për ta futur sërish në politikë. Ilir Meta e ka futur në zgjedhje, ndërsa Bardhi me deputetët e tij po krijojnë idenë se ai është opozita e vërtetë dhe PD i përket Berishës. SHBA i ka paralajmëruar këta politikanë që të bëjnë kujdes me hapat që do ndërmarrin më tej. Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndryshuar aspak pozicion dhe qëndrim ndaj Sali Berishës që është shpallur non grata më 19 maj 2021”, thuhet në mesazhin e SHBA. Në vijim të reagimit ambasada nxit të gjithë aktorët që të shqyrtojnë me kujdes angazhimet me figura të tilla. “Nuk është roli i ambasadës që të zgjedhë se kush udhëheq partitë politike në Shqipëri. Gjithashtu, nuk e kemi ndryshuar pozicionin tonë në lidhje me individë të shpallur (non-grata) në Shqipëri dhe nxisim të gjithë aktorët që të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura të tilla”, thuhet në reagimin e ambasadës. Pra të gjithë personazhet që përmendëm më lartë rrezikojnë të digjen përfundimisht në politikë për shkak se SHBA siç paralajmëroi mund të ndërmarrë të njëjtat hapa për politikanët që mbështetsin një “non grata”.

Paralajmërimet amerikane

Sot po sjellim në vëmendje të gjitha paralajmërimet e përfaqësuesve amerikanë nëse Sali Berisha rikthehet në krye të PD-së. Në 10 nëntor 2021, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, paralajmëroi ndërprerjen e raporteve të SHBA-ve me PD nëse Sali Berisha rikthehet në krye të partisë. Mesazhi i Kim nënkupton se rikthimi i Berishës do ta bënte të gjithë PD-në non grata për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ambasadorja tha se kjo ishte një politikë që ndjek SHBA në mbarë botën. “Nuk ka për të ndodhur. Nuk do të angazhohemi me askënd që është shpallur nga Sekretari i Shtetit. Kjo është një politikë për mbarë botën dhe nuk ka fare të bëjë me individët, por politika e përgjithshme është që nuk mund të imagjinojmë një skenar ku unë apo ndonjë nga pasardhësit e mi të pretendojmë se çdo gjë shkon mirë dhe të shkojmë për kafe me dikë që është shpallur nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor. Nuk ka për të ndodhur”, deklaroi Kim. Gjithashtu, i dërguari special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Grabriel Eskobar, ishte mjaft i prerë dhe i qartë në 10 janar 2021, kur tha se PD-ja do të ketë pasoja nëse zgjedh në krye të saj një person të shpallur ‘non grata’. “Ku janë prokurorët, hetuesit dhe autoritetet në vendin tuaj? Ne e bëjmë sipas ligjeve tona, por dhe ju keni disa në vendin tuaj. Nëse doni ta dini, hetoni. Nuk takohemi me të, do të ketë pasojë nëse PD zgjedh dikë të shpallur ‘non grata”, tha Escobar. Qëndrimi konfirmon se paralajmërimet për pasojat që do të ketë PD nëse Berisha rikthehet në krye të saj, janë qëndrime të qeverisë amerikane dhe jo një pozicion personal i Yuri Kim, siç pretendon Berisha. Mesazhi i Escobar u përforcua 5 ditë më pas nga ambasadorja Yuri Kim. “Nëse do të ndodhte kjo, do të kishte pasoja. Pra, nuk ju themi për kë të votoni, por mendojmë se duhet të merrni vendime të informuara. Në këtë kuptim, kemi bërë shumë të qartë që nëse Partia Demokratike apo cilado parti drejtohet nga dikush, përfaqësohet nga dikush që është përcaktuar nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor, atëherë nuk mund të presësh një marrëdhënie normale. Kaq bëmë, ofruam informacion”, tha Kim.

Mesazhi i Blinken dhe Eskobar

Në 27 janar 2022, Grabriel Eskobar i dha një tjetër mesazh të fortë Sali Berishës dhe PD-së, teksa tha se asnjë person ‘non grata’ s’mund të jetë fytyra e PD. “Presidenti Biden e ka bërë të qartë. Sekretari Blinken e ka bërë të qartë. Shtetet e Bashkuara do t’ju kërkojnë llogari të gjithë atyre njerëzve për angazhim në vepra të mëdha të korrupsionit ose në përpjekje për minimin e demokracisë anembanë botës dhe në mënyrë specifike në Ballkanin Perëndimor. Nuk është normale dhe nuk është e pranueshme që një person, i sanksionuar për vepra të mëdha të korrupsionit të jetë fytyra e ndonjë partie. Dhe në këtë aspekt, e kemi bërë të qartë që nëse Partia Demokratike ose ndonjë parti tjetër udhëhiqet apo përfaqësohet nga ndonjë person, i sanksionuar nga Sekretari i Shtetit për vepra të mëdha të korrupsionit, atëherë nuk mund të pritni marrëdhënie normale”, ka pohuar Grabriel Eskobar. Ndërkaq, në 12 janar 2022, Grabriel Eskobar i dha një tjetër mesazh të fortë Sali Berishës, ndërsa dënoi tentativën për të pushtuar me dhunë PD-në. Zyrtari i lartë amerikan tha se jo çdo anëtar i PD-së është aleat i SHBA-ve. “Mendoj se është për të ardhur keq që dikush do të të përdorë dhunën dhe jo kutinë e votimit në një përpjeke për të marrë nën kontroll një parti politike. Ne e dënojmë këtë. Jo gjithkush që pretendon se është anëtar i PD është i partner i rëndësishëm i joni tani”.

Paraardhëse

Ben Blushi rrëfen ngjarjen: Si e vrau veten një mik

Pasardhëse

A është SPAK një element stresues mbi qeverisjen tuaj? Ja si përgjigjet Rama

Pasardhëse

A është SPAK një element stresues mbi qeverisjen tuaj? Ja si përgjigjet Rama

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Krybashkiaku i Hasit nuk i bindet Ramës: Nuk kam në plan të shkarkoj asnjë punonjës

Nga lajme2
14 July, 2025
0

Kryetari i Bashkisë Has, Miftar Dauti, u shpreh në reagim për Top Channel se nuk e ka në plan të...

Pas urdhrit të Ramës, japin dorëheqjen 18 administratorë në bashkinë Elbasan

14 July, 2025

Tensione në Theth/ Gruaja bie pa ndjenja gjatë përplasjes me IKMT dhe policinë

10 July, 2025

U lirua nga arresti shtëpiak, zbardhet vendimi i Gjykatës së Posaçme për Jamarbër Malltezin

7 July, 2025

“Krimineli as nuk ka kurajën të shfaqet”, Rama publikon pamjet nga Thethi: Çfarë borxhi i kanë zonjës Gjeli banorët dhe vizitorët?!

7 July, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.