• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Teknologji

Ja si duket Samsung Galaxy S7

7 January, 2016
në Teknologji
0
0
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Samsung Galaxy S7Ja si duket Samsung Galaxy S7

Paraqitja e iPhone 6 ka rezultuar që Samsung të përjetojë një rënie të madhe të fitimit operativ, më saktësisht deri në masën prej 38%, sa ishte matur të jetë në tremujorin e dytë.

Galaxy S6 dhe Galaxy S6 EDGE janë projektuar për ta korrigjuar këtë gjendje, por këto pajisje kanë dështuar të kontribuojnë me shitjet e përgjithshme., shkruan Express.

Korea Times raportoi se Samsung është në kërkim të uljës së fuqisë punëtore të saj para përfundimit të vitit, në mënyrë që t’i ulë shpenzimet.

“Prioriteti kryesor i Samsung është t’i ulë kostot. Punëtorët me performancë mesatare janë duke u këshilluar të largohen nga kompania me një kompensim të konsiderueshëm “, ka thënë një zyrtar i kompanisë.

“Kjo nuk është hera e parë që Samsung vendos të bëjë pushime të mëdha të njerëzve nga puna. Në fakt, vetëm muajin e kaluar, disa ditë para se Apple zbuloi iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus, Samsung njoftoi se rreth 10,000 punonjës të saj do të duhet ta braktisin punën e tyre nga selia e kompanisë në Korenë e Jugut”, raporton BGR.

data-full-width-responsive="true">

“Por, duket se situata nuk është përmirësuar ndjeshëm, sepse në raportin e fundit, analistët e industrisë thonë se Samsung është duke kërkuar për të shkurtuar personelin e saj me një përqindje marramendëse prej 30%”.

Pavarësisht se tregut global Samsung i ka ofruar dy modele shumë të avancuara të telefonave mobil, në formën e Galaxy S6dhe Galaxy S6 EDGE, kompania ka dështuar edhe një herë për t’i shkaktuar rivalit Apple ndonjë vështirësi reale. Shitjet e këtyre modeleve ishin më keq se sa pritej, duke çuar në një tjetër rënie në fitimet e gjigantit korean.

Me gjithë këto vështirësi në mendje, nuk është çudi kur thuhet se Samsung tashmë e ka në zhvillim të përshpejtuar modelin e ri të Galaxy S7, me të cilin kompania do të bëjë “luftë” me iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus.

Sipas burimeve të afërta me kompaninë, thuhet se Samsung do të vijë në treg me dy variante të Galaxy S7, të cilat do të kenë ekrane të lakuara, dhe asnjëri prej këtyre modeleve nuk do të ofrojë ekran të rrafshët, standard sikurse modelet e mëparshme. Samsung Vietnam pohon se S7 do të ofrohet në dy variante, njëri prej të cilëve do të ketë ekranin me 5.2” dhe tjetri do të vijë në formën e fabletit me ekranin prej 5.7”. Nëse është i vërtetë ky raport, atëherë këto modele të reja të pajisjeve nga Samsung do të quhen Galaxy S7 Edge dhe S7 Edge Plus respektivisht.

Pritjet janë që modelet e reja të Samsung të vijnë në tremujorin e parë të vitit 2016, dhe sipas Sammobile thuhet se njëra ndër datat e lansimit të telefonit do të jetë 21 shkurti. Në modelet e reja është thënë se Samsung do të vendosë procesorin e saj më të ri, si dhe gjeneratën e re të kamerave të prodhuara nga Sony.

data-full-width-responsive="true">
Paraardhëse

Doni të rrisni çmimin e biletës? Hipni njëherë në autobuz

Pasardhëse

Celulari që daton nga shekulli XIII

Pasardhëse
Celulari që daton nga shekulli XIII

Celulari që daton nga shekulli XIII

Diskutime rreth kësaj post




data-full-width-responsive=”true”>

Aktualitet

E la me dorën ngritur, vajza injoron keq Veliajn (VIDEO)

Nga lajme9
28 February, 2021
0

Gjatë një takimi me të rinjtë, zhvilluar ditën e sotme, një vajzë nuk ka pranuar që ti japë dorën kryebashkiakut...

Joe Biden: Të hënën do të bëjmë një njoftim për Arabinë Saudite

28 February, 2021

Pretedente për të kandiduar për deputete, e reja-Ramës: Jeni arrogant

28 February, 2021

Tea turpëron ‘live’ Beartin në Instagram përpara ndjekësve: E kam zënë unë se ky kishte turp

28 February, 2021

Deklarata e fortë e Ina Kollçakut: 100 qytetarë kanë në pronësi gjysmën e Tiranës

28 February, 2021
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.