Wuhan-i, qyteti kinez ku shpërtheu pandemia dhe që ishte më i prekuri nga Covid-19, po ofron një shembull kuraje dhe shprese ndaj gjithë botës në betejën globale kundër virusit.
Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyessus deklaroi se Wuhan-i i ofron botës shpresën se edhe situata më e rëndë e përhapjes së sëmundjes mund të zgjidhet. Sipas mjekëve dhe ekspertëve kinezë, është me rëndësi themelore mbështetja te mjekësia tradicionale vendase.
Qyteti, që doli nga një betejë disamujore kundër virusit, nuk ka pasur raste të reja prej pesë ditësh radhazi, duke nisur prej 22 marsit.
Yang Xiao, një mjek që punon në pavijonin e terapisë intensive në spitalin “Zhongnan”, deklaroi se plani për diagnostikimin dhe trajtimin e Covid-19 pati një rol tepër të rëndësishëm gjatë betejës. Kina e azhurnoi 6 herë nga 16 janari deri më 4 mars, mbi bazën e eksperiencës së trajtimeve të akumuluara. Plani, një guidë efikase për personelin mjekësor që lufton kundër Covid-19, kontribuoi për një vazhdimësi të rënies së vdekshmërisë prej virusit.
“Çdo fjalë e planit është shkruar me shumë kujdes, gjë që dëshmon një përgjegjshmëri për jetën e pacientëve”, -tha Yang.
“Plani ka një rol udhëheqës, sidomos për spitalet e disa zonave të provincës Hubei”.
Sipas Zhang Boli, një anëtar i Akademisë kineze të Inxhinierisë, tre tipa të eksperiencës ishin thelbësore në betejën e vendit kundër virusit.
E para kishte të bënte me përpjekjen për të identifikuar, izoluar, diagnostikuar dhe trajtuar herët rastet e COVID-19 dhe për t’u kërkuar njerëzve në karantinë të përdornin përzierje të mjekësisë tradicionale kineze, e cila në të vërtetë përmbajti përhapjen e epidemisë.
E dyta ka të bëjë me zgjerimin e aftësisë së trajtimit përmes krijimit të spitaleve të vetëkontrolluara për të mbuluar të gjithë pacientët COVID-19, duke prerë rrugën e transmetimit të virusit.
Më në fund, si një faktor i tretë, ai përmendi kombinimin e mjekësisë tradicionale kineze dhe mjekësisë perëndimore. Yu Yanhong, udhëheqësi i partisë në Administratën Kombëtare të Mjekësisë Tradicionale Kineze, tha se vëzhgimi klinik ka treguar që mjekësia tradicionale kineze ka rezultuar e efektshme në trajtimin e mbi 90 për qind të të gjitha rasteve të konfirmuara të COVID-19 në Kinën kontinentale. Në Hubei, mjekësia tradicionale kineze u administrua në 90.6 për qind të pacientëve COVID-19.
Diskutime rreth kësaj post