Në videon e vrasjes së Devi Kasmit, siç shpjegoi gazetari i kronikës Artan Hoxha, në studion e emisionit “Kjo Javë” duket Mario Meshini teksa largohet me motorin e tij vetëm pak minuta pas krimit të rëndë në Tiranë.
Artan Hoxha thotë se i riu ka shkuar në banesë dhe ka përdorur motorin e tij, është pa skafandër dhe lëviz qetësisht.
Sakaq duke hedhur poshtë zërat që ai mund të jetë bashkëpunëtor, Hoxha thotë se: “Nga pamjet shikojmë që është larguar me motorin e vetë, pa skafandër. Lëvizja ka qenë nga vendi i ngjarjes në banesën e tij. Pra, për 4 minuta nga vendi i ngjarjes ka shkuar në banesë. Takimi është lënë se Mario Meshini e ka telefonuar. Devi Kasmi ka ardhur me një Golf në vendngjarje. Njiheshin prej 7 muajsh, janë lidhur më shumë në palestër. Njerëz që e kanë njohur të thonë se ai s’të linte kurrë vend të saktë takimi dhe iu besonte pak njerëzve”,- tha Hoxha.
“Kur Dëfrimi ka ardhur aty, Mario Meshini ka qenë me motor të fikur duke e pritur dhe duke luajtur me celular. Kjo tregon se nuk është ky personi që ka bashkëpunuar”,- tha Hoxha.
Sakaq dyshimet u ngritën mbi Meshinin edhe për faktin se zgjodhi të darkonte mbrëmjen e vrasjes, por, Hoxha thotë se kishte një arsye të fortë, ditëlindjen e së dashurës.
Diskutime rreth kësaj post